Modelja kiliane Raquel Calderon, ka ndarë një foto në “Instagram” duke thënë se ishte e gjitha natyrale, por ajo që nuk pritej, ishte ajo çka do të bënte më pas i dashuri i saj. Ai do të ndante të njëjtën fotografi… por kësaj radhe pa asnjë prekje dixhitale, edhe pse ajo thotë se nuk përdor kurrë photoshop.
Pas të gjitha polemikave të krijuara nga komentet nga ndjekësit në rrjetet sociale dhe duke e akuzuar të dashurin se ka gënjyer, fotoja është fshirë nga të dy llogaritë, por tashmë ajo po qarkullon në rrjet, ku vërehen ndryshimet që ajo i ka bërë trupit.
Pra vajza ngushëllohuni, edhe modelet i rregullojnë format trupore për t’u dukur sa më bukur e seksi.





