Ditën e sotme Xhisiela Maloku, u paraqit para ambienteve të gjykatës për të mbështetur ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja, të cilin e kallëzoi për dhunë.

E veshur me një bluzë të bardhë ekstravagante e me syze, Xhisiela Maloku mori qëndrimin prej “avokateje” për ishin e saj, ndëra gjatë prononcimit për median, ra në sy gazetarja e Ora News, Flutura Tota e cila kishte ngulitur shikimin e saj te 25-vjeçarja.

Në një postim në Facebook, Tota shkruan se jeta është e padrejtë, teksa krahason veten e saj me Xhisielën që nuk ka punuar asnjë ditë, ndërsa ajo, nga Kukësi arriti të vijë në Tiranë e të jetë zonjë në punën e saj.

POSTIMI I GAZETARES

Unë dhe Xhisiela!
Teksa ajo prononcohej, unë meditoja
Ajo syzet 400 euro, unë syzet dhuratë nga vëllezërit.
Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave
Ajo tangërllik, unë “pjekje” në diell duke e pritur
A nuk është e padrejtë jeta??