Është shtyrë sërish seanca në Apelin e GJKKO-së ndaj Ajola Xoxës, e cila ka ankimuar vendimin për bllokimin e llogarive bankare.

Shkak për këtë shtyrje është bërë pasi është legjitimuar një avokat tjetër dhe ai kërkon që të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet ditën e nesërme.

Seanca e të hënës u shty pasi Gjykata kerkoi kohë për t’u njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK. Ajola Xoxa argumenton se këto para janë të rregullta me burime të ligjshme dhe jo ashtu siç pretendon SPAK.

Kujtojmë që Ajola Xoxa me vendim të GJKKO-së është lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj është lënë në masën “arrest me burg”.