Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur sot (4 prill) në Prokurorinë e Posaçme.
Xoxa mbërriti në ambientet e SPAK e në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është larguar pa u prononcuar për gazetarët.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme lëshoi masën “arrest shtëpie” për bashkëshorten e kryebashkiakut Eion Veliaj më 10 Shkurt, por togat e zeza të GJKKO-së zëvendësuan masën e sigurisë ndaj saj në “detyrim paraqitje” gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar më 12 Shkurt.