TIRANË, 25 maj 2013- Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sot Partinë Socialiste, e cila sipas tij ka manipuluar sondazhin e institutit italian Pepoli.
"Mafia e sondazheve italiane u pagua nga PS. Mafia e sondazheve të shpallet ‘non grata’ nga Shqipëria. Disponojmë prova për manipulimin e sondazheve”, thuhet në reagimin e AK.
Sipas AK, autorët e manipulimit të këtij sondazhi janë Andia Dragoi e Eduard Zaloshnja.
“Avokatja që falsifikoi diplomën e Renzo Bossi e përfshirë në manipulim. Andia Dragoi e Eduard Zaloshnja janë autorë të manipulimit. Intervistat e sondazheve nuk u kryen kurrë”, theksohet nga AK.
Më tej Aleanca Kuqezi akuzon PS se i ka kërkuar AK të paguante gjysmën e faturës.
“Rama kërcënoi Spahiun se do e fundoste me sondazhe. Spahiu kërkon takim në prokurori për të dorëzuar kallëzimet mbi dosjen e mafies së sondazheve”, theksohet ndër të tjera.





