TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ashpër pas publikimit të rezultateve të Censusit 2011, duke e cilësuar një proces të dështuar dhe manipuluar në tavolinat e INSTAT-it.
“Aleanca Kuq e Zi ndjen detyrimin të falenderojë 400 mijë shqiptarët të cilët kanë refuzuar t’i përgjigjen pyetjes për etninë dhe fenë në “censusin” e sajuar dhe hartuar sipas direktivave të Athinës, të cilët mbi të gjitha kanë zbatuar vendimin e gjykatës Kushtetuese.
Aleanca Kuq e Zi e konsideron “censusin 2011” një proces të dështuar dhe manipuluar në tavolinat e INSTAT-it qeveritar i cili sëfundmi I ka transforuar shifrat e regjistrimit të popullsisë mbi bazën e kursit të dejivuar të deklaratave nacionaliste të kryeministrit Sali Berisha”, thuhet në deklaratën e AK.
Ndër të tjera AK deklaron se “në vitin 2013 do të realizojë regjistrimin e popullsisë në bazë të një procesi transparent dhe realist ku në të do të përfshihet dhe rregjistrimi i pasurive të paluajtshme të komunitetit Cam”.