TIRANË, 03 mars 2013– Aleanca Kuq e Zi bën përgjegjëse qeverinë e Nikolla Gruevskit, për protestat dhe dhunën ndaj të rinjve shqiptarë pak ditë më parë në Shkup. 

Nëpërmjet një reagimi për mediat, kuqezinjtë akuzojnë qeverinë e Gruevskit se fshihet pas dhunës ndëretnike në vend. 

Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje faktorit shqiptar të ruajë qetësinëe dhe të shmangë përcarjet.