VLORË- Aleanca Kuqezi ka zhvilluar sot një tubim në qytetin e Vlorës.
Gjatë fjalës së tij, kryetari Kreshnik Spahiu u shpreh se koalicioni qeverisës, që ai e quajti koalicioni i tradhtarëve po i bën atentat zgjedhjeve të lira.
“Koalicioni i tradhtarëve ka frikë nga vota e lirë. PD, LSI, PDIU po I bëjnë atentat zgjedhjeve të lira”, tha ai.
Sipas Spahiut, “Koalicioni i tradhtarëve po krijon 2 pole, për të rritur votot e Berishës”, tha Spahiu më tej.