TIRANË- Aleanca Kuq e Zi e ka mbyllur sot aktivitetin e saj për këtë vit, me akuza ndaj qeverisë. Në një deklaratë për mediat përfaqësuesi i kësaj lëvizje Myslym Pashai tha se Shqipëria sot është vendi më i korruptuar, ndërsa qeverinë e quajti si më skandalozen.
“Sonte në mesnatë do këmbehen vitet është duke ardhur vitit 2013. Aleanca Kuq e Zi e sheh pemën e vitit të ri me dritëhijet tragjikomike të saj. Ne jemi krenarë që përcollëm një zgjim të ri të ideologjisë kombëtare që vjen nga iluministët tanë të mëdhenj. Një energji e re u përcoll kudo, zgjuam ëndrrën çame”, tha ai në nisje.
Sipas tij, doktrina jonë kombëtariste nuk vjen vetëm me fjalë të bukura por me realitete të identifikuara për të cilat duhet të reflektojmë.
“Vendi në tranzicion që s’mbaron e gjen shtetin të kapur. Kryeministri i regjimit i forcoi më shumë klanet ekonomike, ndërkohë që borxhi publik njeh vetëm rritje. Ne jemi vendi më i korruptuar në Europë, kemi një nga qeveritë më skandaloze. Ne jemi një degë e thyer e pemës së ëndërruar europiane, tha më tej
Mbjella e frikës është e dëshira e kryeministrit Berisha, tha Pashai ndërsa premtoi “një model të ri të zgjimit të Shqipërisë, do ndëshkohen antikombëtarët.