Aleanca Kuqezi ka publikuar të shtunën platformën e saj për kategorinë e pensionisteve.
Sipas AK, pensionisti shqiptar merr 4 herë më pak se të burgosurit që punojnë në Evropë.
“Do ndryshojmë skemën dhe indeksin e pensioneve.
Mbi 84 për qind e popullsisë marrin pension fshati, ne do rrisim disa herë dyshemenë e pensioneve”, ka deklaruar AK.
Drejtuesit e saj kanë bërë gjithashtu të ditur se, kur të vijnë në pushtet pronat e kryeministrit Berisha dhe ministrave të tij do t’i shndërrojnë në azile për të moshuarit.