TIRANE – Aleanca KuqeZi shpalli sot strategjinë e saj për rritjen e pensioneve në Shqipëri. Në studimin e përgatitur nga një grup i gjerë ekspertësh të ekonomisë dhe sigurimeve shoqërore shpjegohet se si do të ndryshojë rrënjësisht dyshemeja e pensioneve nëpërmjet reformimit dhe rritjes progresive.
Sipas AK, indeksi dhe referenca e grup moshave të ndryshme për profesione të njëjta apo politikat diskriminuese të pensioneve speciale do të marrin fund.
Kreshnik Spahiu deklaroi sot para një grupi pensionistësh se "Aleanca KuqeZi është qartazi kundër rritjes së moshës së pensionit, pasi kjo do të bllokonte rinovimin e administratës dhe nuk ka asnjë mbështetje apo referencë krahasuese. Sistemi i pensioneve është një zinxhir i gjatë korruptiv dhe abuziv. Sot në sistemin e pensioneve ka ende persona të vdekur ku familjarët e tyre vazhdojnë të marrin pensione apo zyrtarë të korruptuar të ndryshojnë referencat e viteve të punës”,- tha ai.