TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar sot transparencë nga qeveria në lidhje me kontratën që që ka me CEZ Shpërndarje pasi sic thuhet në deklaratën e AK, vsituata energjetike në vend është në kolaps.

“Aleanca Kuq e Zi i kërkon qeverisë më të korruptuar në Ballkanit të bëjë publike kontratën dhe aneks kontratat që ekzistojnë midis qeverisë dhe “CEZ Shpërndarje”. Loja që sot po bëhet midis shtetit dhe CEZ duhet të mbarojë pasi pasojat reflektohen drejtpërsëdrejti mbi kurrizin e konsumatorëve të ndershëm dhe në të gjithë ekonominë shqiptare”, thuhet në deklaratën e AK.

Në emër të AK, Sekretari për Cështjet Energjike në Aleancën Kuq e Zi, Altin Dauti dënon ashpër ‘cdo veprim dhe mosveprim në kohë të qeverisë dhe enteve përkatëse të cilat lidhen drejtëpërsëdrejti me abuzimet spektakolare që sollën këtë situatë kaotike dhe problematike për konsumatorët shqiptarë”.

“Privatizimi i sektorëve strategjik u bë për të përmirësuar aktivitetin e kompanive që përfaqësonin këta sektore dhe sot gjejmë një dështim total të cdo sektori. Humbjet në rrjet në kohën e privatizimit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike ishin në nivelet 36%, ndërsa sot mbi 50%”, shprehet ai.