TIRANE, 22 shkurt 2013– Aktivisti i Aleancës Kuq e Zi Thanas Kosta, arrestohet pas aktit të protestës para Ministrisë së Punës, kundër kreut të këtij dikasteri Spiro Ksera. Gjatë protestës së zhvilluar paraditen e sotme aktivistët e AK-së vendosën flamuj me simbolin nazist para Ministrisë së Punës.
Kuqezinjtë gjatë protestës hodhën parrulla kundër ministrit Ksera, duke kërkuar arrestimin e tij, me pretendimin se ky i fundit punën për partinë nonaziste greke Agimi i Artë.
“Aleanca Kuq e Zi është këtu sot për të protestuar kundër tradhëtarit Spiro Ksera dhe këshilltarëve të tij nazist të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe që vetëm kundër shqiptarëve punojnë ditë e natë. Spiro Ksera, ky zyrtar i qeverisë së shtetasit Sali Berisha paturpësisht vijon të heshtë ndaj aktit tradhëtar dhe të dënueshëm ligjërisht të financimit të organizatave që punojnë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, madje që synim kryesor kanë destabilizimin e Republikës së Shqipërisë. Tradhëtari Spiro Ksera duhet të hetohet penalisht nga Prokurori i Përgjithshëm pasi ka paguar dhe vijon të paguajë Theofan Kaliviotin si këshilltar të tij personal, ndërkohë që Kalivioti vijon të marrë pjesë në protesta për pavarësinë e të ashtuquajturit “Vorio Epir”, deklaroi përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Z.Augent Xhaferaj.
Aleanca Kuq e Zi dozëroi pak ditë më parë Prokurorinë e Përgjithshme kallzimin penal për Ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale, Spiro Kseren. Sipas AK, ministri ka shpërdoruar detyrën pasi ka financuar individë për të destabilizuar jugun e vendit.





