Akademia e Shkencave do t'i drejtohet institucionalisht Presidentit Ilir Meta që të të rishqyrtojë edhe një herë dekretin që refuzon emrin e Skënder Gjinushit, në postin e Akademisë së Shkencave.
Në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Akademisë së Shkencave, nënkryetari Vasil Tole tha se në kohën kur Gjinushi u zgjodh kryetar nuk ka qenë në papajtueshmëri.
"Asambleja u shpreh me vendim duke mbështetur propozimin e këshillit ekzekutiv të ASH, për t'i kërkuar institucionit të Presidentit rishqyrtimin e qëndrimit të tij sa i përket emërimit të kryetarit të zgjedhur të ASH, Skënder Gjinushi. Përmes dokumentacionit që u rishqyrtua në mbledhjen e asamblesë ne jemi të bindur se në atë moment, kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi nuk ka qenë në papajtueshmëri dhe për këtë arsye i kërkojmë institucionalisht Presidentit rishqyrtimin e kërkesës sonë, të vendimit që të emërojë kryetarin e zgjedhur të Akademisë."





