Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes foto nga zyrat e skuadrës angleze të futbollit Manchester City.

Një ditë më parë Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Sportit firmosën marrëveshjen me klubin anglez të Manchester City-t.

Kjo skuadër do të hapë në Durrës një akademi futbolli për të gjithë të rinjtë e rajonit të Ballkanit. Në firmosjen e kësaj marrëveshjeje, ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.