Will Smith i është përgjigjur vendimit të Akademisë të njoftuar dje.
“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë,” tha ai në një deklaratë të shkurtër për Page Six.
Përgjigja e Smith erdhi disa minuta pasi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi se do ta ndalonte atë nga pjesëmarrja në të gjitha ngjarjet e organizatës për 10 vjet për shkak të shuplakës ndaj Chris Rock në Oscars 2022.
“Bordi i Guvernatorëve ka vendosur, për një periudhë 10-vjeçare, nga 8 prilli 2022, zoti Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë personalisht ose virtualisht në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, por pa u kufizuar në çmimet e Akademisë,” thuhej në njoftim. “Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mikpritësit, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për ekuilibrin dhe hirin e tyre gjatë transmetimit tonë televiziv.”
Smith do ta mbajë çmimin Oscar që fitoi këtë vit për rolin e tij në “King Richard”.