2 gusht 2015 – “Vespistët e Durrësit nesër (të dielën, më 2 gusht 2015) kanë përvjetorin e themelimit të shoqatës së tyre”. Për këtë qëllim “vespistët e Tiranës nisen të bashkohen me miqtë e tyre dhe aty nga ora dhjetë mbërrijnë në Durrës”, shkruan në faqen e tij në rrjetin social FB akademiku Artan Fuga, dhëndër Durrësi.
Ja teksti i plotë i postimit:
Nesër pushtohet Durrësi.
Vespistët e Durrësit nesër kanë përvjetorin e themelimit të shoqatës së tyre.
E kam thënë: “Vespa” nuk është një motor, por një stil jete.
Vespistët e Tiranës nisen të bashkohen me miqtë e tyre dhe aty nga ora dhjetë mbërrijnë në Durrës.
Unë do të jem atje, te hyrja e bulevardit që del te sheshi i Bashkisë së Durrësit.
“Vespa” nesër do të pushtojë Durrësin, një pushtim i bardhë, paqësor, një përqafim i teknologjisë motorike sublime me detin. Deti bashkon Vespa-n e Shqipërisë me Italinë që e ka konceptuar e prodhuar, e cili vend mund ta bënte tjetër kaq fisnike, të brishtë e të bukur?
Atje te durrsakët do të jem nesër duke takuar miq, festuar, drekuar midis amfiteatrit, bashkisë dhe detit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/