DURRËS, 10 tetor 2014 – Grupet e përbashkëta operative të doganave dhe të Crown Agents, vetëm gjatë një jave të tetorit 2014, kanë ndërmarrë disa masa shtrënguese për operatorë ekonomikë, të cilët zhvillonin aktivitetin e tyre tregtar në shkelje të ligjit për akcizat, njoftoi drejtoria e përgjithshme e doganave.
Ald-Kris– detyrimi doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 5 169 051,5 lekë (1 863 969,5 lekë detyrim akcize dhe 3 305 082 lekë penalitet), për 6 876 litra mangët pije energjike pit bull në gjendjen stok; 10 kg taurinë tepër (e cila mund të konvertohet në 33.333 litra pije energjike) në gjendjen stok; hedhjen për konsum në mënyrë të parregullt të 20 761,5 litra pije energjike;
Spring-Oil– detyrimi doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 41 829 546 lekë (12 073 047 lekë detyrim akcize dhe 29 756 499 lekë penalitet), për 174 666 litra gazoil tepër; 147 665 kg solar mangët; 29 360 kg bitum nafte mangët.
Sara Shpk– detyrimi doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 400 680 lekë (101 170 lekë detyrim akcize dhe 300 510 lekë penalitet), për 379 litra raki mangët; pulla rakie mangët, të konvertuara në 425 litra raki; pulla vere mangët, të konvertuara në 1.195 litra verë.
Juli Caca– detyrimi doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 2 311 120 lekë (590 220 lekë detyrim akcize dhe 1 720 900 lekë penalitet), për 810 litra alkool etilik (96%) i padeklaruar (konvertuar në 777.6 litra alkool anhidër, të cilat rezultojnë të jenë tepër); pulla rakie mangët, të konvertuara në 500 litra raki; pulla pijesh alkoolike mangët, të konvertuara në 550 litra pije alkoolike mangët; pulla vere mangët, të konvertuara në 1 910 litra verë mangët;
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





