Policia e rrethit Fushë-Krujë ka bërë arrestimin e dy shtetasve pasi kanë shkaktuar dy aksidente, nga ku njëri rezultoi me pasojë fatale për jetën.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se u bë ndalimi i shtetasve Kujtim Cani, 47 vjeç, banues në Krujë dhe shtetasit Preng Marku, 40 vjeç, banues në Fushë –Krujë.

Nga të dhënat paraprake është mësuar se Cani ka asidentuar shtetasin me iniciale B. S, 62 vjeç, banues në Fushë-Krujë gjatë drejtimit të tip Volzvagen Pasat me targa KR 8156 A.

Nga ky aksident 62-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Ndërsa shtetasi Marku ka akisdentuar shtetasen me ininicale E.Gj. 77 vjeçe, banuese në Fushë – Krujë duke drejtuar motorçikletën  tip “Lifan” pa targa.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.