Penalltia e akorduar për PSG-në në minutat shtesë kundër Newcastle, ka tërbuar mediat britanike dhe jo vetëm.
Francezët barazuan në 1-1 dhe ky rezultat mund të sjellë eliminimin e Newcastle nga Champions League.
Pas kritikave nga shtypi, mësohet se UEFA ka ndëshkuar arbitrin polak Tomasz Kwiatkowski, duke e hequr nga salla e VAR-it, në ndeshjen e mbrëmjes së të mërkurës mes Real Sociedadit dhe Salzburgut.
Kwiatkowski ishte arbitër në sistemin VAR, ashtu si edhe në Spanjë sonte, por UEFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi para kohe, në formë ndëshkimi për gabimin në Francë.
UEFA nuk ka reaguar ende zyrtarisht për episodin, megjithatë pezullimi i arbitrit polak flet më shumë se një deklaratë.





