Këtë të diel, më 29 mars, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, duke shënuar fillimin e sezonit veror. Ky proces bëhet çdo vit që nga Lufta e Parë Botërore, fillimisht për të kursyer energji, dhe vazhdon edhe sot në shumicën e vendeve europiane, përfshirë edhe Shqipërinë. Por ajo që duket vetëm një zhvendosje e akrepave duket se ka ndikim në shëndet.
Nëse kjo e hënë do t’ju gjej të përgjumur, të lodhur apo me humor të keq, mos u çudisni që fajin e ka ndryshimi i orës, akrepat e së cilës do të lëvizin një orë përpara nga e diela. Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se ajo që mund të duket thjeshtë zhvendosje e akrepave me një orë para apo një pas, ndikon në ritmin cirkadian apo orën e brendshme, që rregullon gjumin, vigjilencën, hormonet dhe humorin.”
Studiuesit tregojnë se shumica e njerëzve përshtaten brenda një jave, por disa mund të kenë nevojë për javë ose muaj për të stabilizuar orën e brendshme. Ndryshimi i orës lidhet gjithashtu me rritje të përkohshme të aksidenteve rrugore, infarktit të zemrës dhe episodeve depresive.
Ekspertët theksojnë se drita është një faktor i rëndësishëm. Gjatë pranverës, mbrëmjet zgjasin dhe ekspozimi ndaj dritës deri vonë pengon lirimin e melatoninës, hormoni që përgatit trupin për gjumë, duke e bërë më të vështirë për të rënë në gjumë. Rekomandimi është errësimi i dhomës dhe bllokimi i dritës së jashtme për të përmirësuar cilësinë e gjumit.
Ritmi cirkadian është thelbësor për funksionimin e shëndetshëm të trupit, ndërprerjet e tij lidhen me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë obezitetin, hipertensionin, diabetin dhe madje edhe demencën.
Ndryshimi i orës dy herë gjatë vitit është një proces që ndodh nga Lufta e Parë Botërore, fillimisht për të kursyer energji, dhe vazhdon edhe sot në shumicën e vendeve europiane, përfshirë Shqipërinë.
Pavarësisht debateve për të ndaluar ndryshimin e orës, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e kohës standarde, atë dimërore, për të ruajtur ekspozimin ndaj dritës së mëngjesit, të cilën trupi e ka të nevojshme për funksionimin optimal.





