Një akrobate në festivalin e njohur muzikor “Coachella” është rrëzuar nga një lartësi e madhe, raporton “Daily Mail”.

Ajo u rrëzua gjatë një performance live në festivalin e muzikës të shtunën në Kaliforni, nga një lartësi rreth 6 metra, ndërsa një DJ po performonte.

Ajo ra keq dhe përcjellësit e panë të tmerruar. Akrobatja kishte performuar për afro pesë minuta para se të rrëzohej.

Është e paqartë nëse ajo u lëndua gjatë manovrimeve apo rrëshqiti e pastaj u rrëzua.

Nuk është hera e parë që një performuese në “Coachella” lëndohet. Në vitin 2019, një punonjës ra nga lartësia dhe humbi jetën ndërsa po përgatiste skenën.