Vishet gjithmonë bukur, elegantë dhe më shumë klas në çdo event të rëndësishëm ku merr pjesë, por edhe në jetën e përditshme.
Nëse shikoni foto që ajo ndan me fansat dhe miqtë në rrjetet sociale do të vini re me siguri një detaj, që Mariza Ikonomi nuk e ndan. Bëhet fjalë për kombinimin e kapeleve me veshjet. Siç duket edhe në këto foto të përzgjedhur nga “Gazeta Express”, kapelja në të shumtën e rasteve e ndërthurur mes veshjeve sportive por edhe atyre klasike bëjnë Marizën një klasike të vërtetë. Pse jo kjo modë që Mariza ndërthur në disa raste mund të shërbejë edhe si burim frymëzimi për ti shoqëruar edhe ju veshjet me kapele të stileve të ndryshme.