Lindita Milo (Lati), presidente e Autoritetit të Konkurrencës të Shqipërisë, diskuton mbi problemet e çrrënjosjes së korrupsionit dhe praktikave kundër konkurencës

Njëzet vjet më parë, kur Shqipëria doli nga regjimi komunist ishte një nga ekonomitë shtetërore të centralizuara më të ashpra të rajonit, që i mungonin parimet e tregut dhe të konkurrencës. Zbatimi i një mjedisi të lirë e të hapur konkurrues – zemra e ekonomisë së tregut – është një domosdoshmëri ndërsa vendi merr vëmendje në rritje nga BE.

Krijuar shtatë vjet më parë, institucioni i pavarur i Autoritetit të Konkurencës i Shqipërisë (AK) e ka përqendruar punwn e tij në nxitjen e çështjeve të konkurrencës së lirë dhe të efektshme. Ai ka gjobitur me disa milion euro gjobw subjekte të ndryshme private për praktika kundër korrupsionit dhe fiksim të çmimeve. Lindita Milo (Lati), presidente e Autoritetit të Konkurencës të Shqipërisë, shpjegon kufizimet që ndesh organizata e saj. Sipas Milo-s, ekonomia shqiptare mund të konsiderohet një ekonomi e vogël jo vetëm nga përmasa e tregut, por gjithashtu edhe nga kapaciteti i firmave, 98% e tyre kanë më pak se 20 punonjës. Kjo prek numrin e operatorëve në një treg të caktuar sepse ato mund të bëjnë një përdorim të efektshëm të burimeve. “Kemi vënë re”,- ka deklaruar zonja Milo,- “se si rezultat i hapjes së tregjeve apo privatizimit, në tregjet e liberalizuara, firmat e mëdha në telefoninë e lëvizshme, sigurimet dhe bankat (që mbizotërojnë ekonominë shqiptare) humbën pjesë të tregut”. Megjithatë, Milo nënvizon se në tregje të tilla si gazet likuide të naftës të importuar, vëmë re një rritje të ndjeshme në nivelin e përqëndrimit.

Tregje të tjera kishin konkurencë të kufizuar për shkak të të drejtave ekskluzive ose ishin të karakterizuar nga burime natyrore të kufizuara dhe monopole. Zbatimi me efektshmëri i ligjit është mbështetur në dy metoda: a) ushtrimi i pushtetit që na jep ligji dhe b) përkujdesja për zbatimin e ligjit. Autoriteti përdor të gjithë pushtetin dhe instrumentet e dhëna nga legjislacioni. Kjo është më e dukshme nëse u referohemi dënimeve që ka dhënë komisioni nga gjobat për firmat që nuk pranuan të japin informacionin e kërkuar tek gjobat prej disa milion euro për praktikat kundër konkurrencës. Në pesë vitet e fundit që kam kryesuar komisionin, kemi ndërhyrë me qëllim që të nxisim konkurrencën e lirë e të efektshme në tregje tepër të përqëndruar ku disa operatorë janë gjobitur për shkelje. Kemi hetuar firma të ndryshme që kanë pozitë mbizotëruese në disa prodhime apo segmente të tregut, si komisionet për bonot e thesarit apo ngarkimin e shkarkimin e gazeve likuide të naftës. Gjithashtu kemi hetuar dhe ndëshkuar firma për praktika kundër konkurrencës në formën e marrëveshjeve të ndaluara të tilla si fiksimi i çmimit apo praktika të përbashkëta në tregjet e liberalizuara, por firmat kryesore kanë pranuar kufizimin e konkurrencës së efektshme. Autoriteti i konkurrencës është një nga institucionet që garanton lojën e ndershme në tregje. Ai mbron ndërmarrjet dhe konsumatorët nga sjellja kundër konkurruese prej lojtarëve të fuqishëm që dëshirojnë të shtrëmbërojnë konkurrencën e lirë dhe [të drejtë]. Por autoriteti nuk është i vetmi institucion i ngarkuar.

Efektshmëria e autoritetit është e kushtëzuar nga veprimtaria e institucioneve të tjera të tregut, që përbëjnë një sistem në vetevete. Autoriteti i konkurrencës është një nga ingranazhet e këtij sistemi. Ndonse diskutuar publikisht për disa vjet, përcaktimi i institucionit të ngarkuar për mbledhjen e gjobave të vendosura nga autoriteti, është vërtetuar problematik për shkak të ndryshimeve legjislative. Këto probleme janë zgjidhur me miratimin e ndryshimeve në ligjin mbi mbrojtjen e konkurrencës dhe shkeljet administrative. Të dy ligjet u miratuan më 2010. Varet tani nga Zyra e Përmbarimit e Tiranës që të bëjë pjesën tjetër. Eshtë shumë e rëndësishme që ndërmarrjet të shohin se vendimet e autoritetit janë zbatuar. Kjo do të ndihmojë që të rritet kultura e konkurrencës. Përvoja e autoritetit me gjykatën është ndonjëherë pozitive dhe ndonjëherë negative. Problemet me gjyqësorin janë të mirënjohura, veçanërisht zgjatja e procedimeve. Ekziston gjithashtu një mungesë njohurie mbi çështjet e konkurrencës me gjyqtarët e rinj në sistemin shqiptar të drejtësis.

Jemi të kënaqur që gjërat po lëvizin dhe gjyqtarët mund t'u referohen tashmë vendimeve të mara nga Gjykata e Apelit për të patur një pamje më të qartë të ligjit të konkurrencës. Shqipëria dhe vende të tjera në rajon janë në një proces intensiv të evropianizimit dhe përballjes me procesin reformues të mjediseve ekonomike, politike e shoqërore për të përmbushur kriteret e integrimit evropian. Po rrisim me të shpejtë tregtinë ndërkufitare, kapitalin privat, investimet e huaja të drejtpërdrejta nga korporata shumëkombëshe e heqjen e kufizimit e rregullave të sektorëve më parë në pronësi apo nën kontrollin e shtetit. Praktikat që mbysin konkurrencën janë bërë më shumë të dukshme, veçanërisht atje ku monopoli i shtetit është zëvendësuar nga monopoli privat. Ekonomitë tona janë të ngjashme në lidhje me PKB-në dhe në procesin e liberalizimit. Ndeshim të njëjtat probleme. Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin dhe ndajmë një numër përvojash me qëllim që të mësojmë nga vendet më me përvojë.