Punimet në segmentin e dytë të aksit Palasë–Dhërmi janë drejt fundit dhe pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve brenda pak ditëve. Lajmin e dha Zv/Kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit në kantier.

“Këtu punohet me ritme të shpejta pasi ne duam që ta hapim gjatë këtij sezoni. Ka një presion shumë të madh nga pushuesit. Sigurisht se kur ti shikon një rrugë të shtruar ku ti mund të kalosh dhe mendon se duhet të bësh gjithë kurorën nga sipër, por ne duhet të përfundojmë dhe gjithçka duhet të jetë në parametrat e duhur të sigurisë rrugore, kështu që do të duhet pak durim, por rëndësi ka që e kemi këtë rrugë totalisht të hapur.”

Sipas Ballukut, kjo rrugë lidhet edhe me daljen e tunelit të Llogarasë dhe ka ndikim social mjaft të madh për banorët e zonës dhe turistët.

Duhet thënë që këtu ka qenë paksa e vështirë, duke pasur parasysh që ka pronat e bregdetit, kanë një rëndësi të veçantë për pronarët e truallit dhe presin që ti zhvillojnë ato. Kështu që është dashur një bashkëpunim i mirë me banorët e zonës për të pasur mirëkuptim.

Pjesa e trasesë që duket jashtë projekti është një pjesë që ne e kemi punuar dhe e kemi bërë gati për të bërë pedonalen, aty ku të gjithë mund të shëtisin gjatë ditës apo natës, duke pasur parasysh që dhe njerëz që duna të bëjnë sport, të bëjnë vrap, por edhe një korsi biçikletash për të gjithë ata që dëshirojnë që ta bëjnë këtë pjesë që është panoramike edhe me biçikletë.”

Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km dhe gjerësi prej 12 m, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.