POGRADEC, 6 qershor 2013 – Dy te rinj, njëri 20 vjeç dhe tjetri 25 gjetën vdekjen teksa autovetura me të cilën udhëtonin u përplas kokë më kokë me një furgon pasagjerësh në aksin Korçë-Pogradec. 

Aksidenti u shënua në orët e paradites në vendin e quajtur kthesa e Leshnicës.

Sipas policisë makina me targa greke e dy të rinjve i preu rrugën furgonit që ishte nisur nga Pogradeci drejt Korçës, duke lënë të plagosur edhe 9 pasagjerët që ndodheshin në të, mes të cilave nje djale 9 vjec dhe dy vajza 14-vjeçare.

Te plagosurit moren ndihmen mjekesore ne spitalin e Korces dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. 

Viktimat e aksidentit janë 20-vjeçari Elvis Sekseni nga Pogradeci, drejtuesi i autoveturës dhe Raid Zaçellari, pasagjer në të.

Sipas policise, makina e tyre devijoi në korsinë e kundërt në tentativë për t’u kthyer në rrugën dytësore që të çon drejt këtij fshati kur u perplas me furgonin e pasagjereve.