3 automjete janë aksidentuar pak minuta më parë afër Urës së Dajlanit në Durrës.
Burime nga blutë e qytetit konfirmojnë për “DurrësLajm” se nga përplasja ka vetëm dëme materiale, ndërsa është dëmtuar rëndë një nga mjetet.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.





