Një aeroplan turistik dhe një helikopter u përplasën në qiell mbi malet Rutor, në luginën La Thuile në Itali.
Sipas raportimeve të para të mediave italiane, dyshohet për pesë viktima dhe të paktën dy persona të plagosur rëndë.
Ende nuk dihet se kush ishte në bordin e dy mjeteve fluturuese dhe si dhe numri i saktë i viktimave.
Dy helikopterë të shpëtimit janë nisur drejt vendngjarjes.





