MOSKE – Një avion rus pasagjerësh, pas një uljeje të vështirë në aeroportin kryesor të kryeqytetit “Vnukovo”, doli nga pista dhe përfundoi në një autostradë në periferi të Moskës.
Avioni i vogël “Tupolev-204” ishte nisur nga Republika Çeke me 12 persona në bord, dhe të pakten katër prej tyre mbetën viktimë e këtij aksidenti.
Mjeti i përkiste kompanisë ajrore “Red Wings”.
Siç u pa nga fotografitë e publikuara pas rrëzimit, avioni u copëtua në disa pjesë dhe mori flakë.
Nuk është mësuar ende shkaku i këtij incidenti. Në momentin kur ndodhi fatkeqësia, Moska ishte mbërthyer nga reshje të dendura dëbore.