TIRANE– Të ecësh në rrugët e kryeqytetit përveç se duhet të kesh frikë mos po të përplas ndonjë makinë, por tashmë duhet të kesh frikë edhe nga autobusët.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet kur një autobus ka përplasur një çift bashkëshortësh teksa po ecnin në rrugë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Tiranës, pranë xhamisë ku autobusi ka përplasur një çift bashkëshortësh, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Sakaq, policia është duke punuar për të identifikuar shkaqet që çuan autobusin në një përplasje të tillë, duke qënë se autobusët në përgjithësi ecin ngadalë.





