DURRËS, 14 nëntor 2014– Të premten mbrëma, rreth orës 21:45, një fuoristradë Tuareg dhe nje veturë Ford Focus duke bërë gara shpejtësie me njëra- tjetrën, te kryqëzimi afër shkollës “Leonik Tomeo” përplasën një kalimtar, i cili ishte në trotuar.

Kalimtari, në gjendje kritike për jetën u dërgua në spital. Makina Tuareg rezulton shumë e dëmtuar, sepse është përplasur me një shtyllë, ndërsa Fordi është dëmtuar shumë më pak. Sipas të dhënave operative të policisë, fuoristrada Tuareg i përket një qytetari të njohur të Durrësit.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/