16 janar 2014 – Automjeti me të cilin  udhëtonte Kryegjyshi botëror i bektashizmit, Baba Edmond Brahimaj (Baba Mondi) është aksidentuar në aksin Lushnje-Fier. Automjeti ku ata udhëtonin, me targa TR 8049 P, ka devijuar përplasjen me një motor në vendin e quajtur Rrapes, në autostradën Lushnje-Fier. Mësohet se fatmirësisht Baba Mondi nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dy personat që udhëtonin në mjet së bashku me të janë lënduar lehtë dhe pasi marrë mjekimin në spitalin e Lushnjës janë larguar. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve ëtë aksidentit.