Një aksident detar ka ndodhur në plazhin e lagjes nr. 13 në Durrës, ku një mjet lundrues Jet Ski, i drejtuar pa leje nga një shtetas gjerman, ka përplasur një pushuese. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur 22-vjeçari A. N., banues në Gjermani, ka humbur kontrollin e Jet Ski-t në pronësi të shtetasit A. T., 48 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja S. O., 61 vjeçe, e cila po pushonte në zonën bregdetare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal për të dy personat e përfshirë. Hetimet do të përcaktojnë shkeljet dhe masat që do të merren.





