Dy persona janë arrestuar në flagrancë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në Vlorë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit  T.T. 51 vjeç dhe Y.Ç. 58 vjeç.

Arrestimi i 51-vjeçarit, banues në Tiranë, është bërë në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pasi makina e tij është aksidentuar me bordurën anësore.

Policia raporton se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar edhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Mercedes Benz”, shtetasit S.T. dhe G.T.

Nga ana tjetër, 58-vjeçari, banues në Vlorë, është kapur në gjendje të dehur në timon, në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” dhe menjëherë ka rënë në prangat e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal”, njofton policia.