Arrestohen në flagrancë 4 shtetas në Durrës, dy prej tyre bashkëpunëtorë në vjedhje biçikletash dy të tjerë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: E. Sh., 32 vjeç dhe D. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.06.2020, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur dy biçikleta, shtetasit E. I.
Ndërkohë, u vu në pranga shtetasi Y. T., 63 vjeç, banues në Durrës. Ai u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Rrashbull-Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.
Po ashtu, një aksident në rrugën “Adria” solli arrestimin e shtetasit A. D., 42 vjeç, banues në Durrës. Duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ai ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen S. M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nga Specialistët e Krimeve Krujë, u ndalua një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, shtetasi A. M., banues në Fushë-Krujë. Ky person në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u arrestua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një “Fast Food” në Fushë-Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.





