Një aksident fatal i ka marrë jetën një të miture ditën e sotme. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 11:30 te mbikalimi në Kavajë, ndërsa viktima me iniciale Sh. T., 12 vjeçe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Drejtuesja e mjetit me targë AA396HJ,, shtetasja M. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.
Informacioni paraprak:
Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 te mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA 396 HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur Sh. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Drejtuesia e mjetit, shtetasia M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.





