Një aksident i rëndë ka ndodhur kete te enjte në Bulqizë, teksa raportohet se janë 3 persona të vdekur dhe një i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë kufirit me Maqedoninë.

Ne nje informacion paraprak, Policia e Dibres njoftoi se në hyrje të fshatit Trebisht, Bulqizë, një mjet tip Opel Astra me targa AA 791 JY ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Në automjet udhëtonin 4 persona, nga të cilët 3 prej tyre kanë humbur jetën ndërsa njëri është në gjendje të rëndë.

Konkretisht:

1-Gentjan Sula, 27 vjeç ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë po mjekohet në Dibër të Madhe Maqedoni.

Kanë humbur jetën

Azem Karabrahimi, 21 vjeç banues në fshatin Ostren.

Elena Bajrami, rreth 32 vjece, banuese në fshatin Tuçep.

Musa Nuredini, rreth 55 vjeç.

Grupi hetimor në vend ngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes.