Një aksident me vdekje është shënuar në Laç këtë të Shtunë. Një 65-vjeçar, i cili lëvizte me motor, ka humbur jetën pas përplasjes me një makinë.
Ai është transportuar për në spital pas aksidentit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
“Në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç, Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë”, njoftoi policia.





