Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në Tiranë ku një automjet ka përplasur një motomjet i cili po drejtohej nga shtetasi B.T., rreth 40 vjeç.

40-vjeçari ka qenë duke qarkulluar me një pasagjere, e identifikuar me inicialet A.Gj., 22 vjeçe e cila është transportuar në spital për të marr kujdesin e nevojshëm mjekësor. 

Ndërkaq, shtetasi B.T., nuk i ka mbijetuar përplasjes nga automjeti me drejtues shtetasin F.Gj. rreth 23 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Prushit në kryeqytet dhe 23-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Prushit, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj, rreth 23 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T, rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit si dhe është dëmtuar pasagjeria në motomjet shtetasja A. Gj, rreth 22 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi F. Gj, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.