Një tragjedi ka ndodhur në autostradën Malatya-Kayseri në Turqi, mëngjesin e së martës, ku një autobus pasagjerësh dhe një kamion u përplasën me raportimet e para për të paktën 4 të vdekur dhe 29 të plagosur.

Siç raporton CNN Turk, autobusi është goditur nga pas nga një kamion që po udhëtonte në të njëjtin drejtim, duke bërë që ai të përmbyset.