Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm (7 prill) në zonën e Novoselë.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 03:00, në vendin e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në aksident.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident rrugor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. H ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.





