GJIROKASTER, 30 qershor 2013 – Një aksident i rëndë, ku humbën jetën 3 persona, ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. 

Sipas të dhënave të para, bëhet fjalë për një automjet të markës Fiat, me targa greke, i cili u përplas fillimisht me bordurat anësore të rrugës dhe më pas shpërtheu në flakë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 dhe viktima të tij janë vëllezërit Faik e Luan Mançellari, përkatësisht 57 dhe 62 vjeç, si dhe djali i Luanit, Laurenti.

Personat që humbën jetën janë nga Qafë Gjashta e Sarandës. Policia tha se, disa kalimtarë të rastësishëm u përpoqën t’u vinin në ndihmë viktimave, por shpërthimi i menjëhershëm i flakëve pas përplasjes, e bëri të pamundur një gjë të tillë.