5 automjete kanë mbetur të përfshira në një aksident të regjistruar pak minuta më parë në aksin Xhafzotaj – Shijak.

Mësohet se një automjet tip “Benz”, që ka qenë duke qarkulluar në këtë aks është përplasur me dy mjete në lëvizje dhe dy të tjera që ishin të parkuara në anë të rrugës.

Paraprakisht mësohet se nuk ka pasur persona të lënduar. Lagështira në rrugë dhe shpejtësia mund të jetë bërë shkak i aksidentit të shumëfishtë.

Siç duket edhe nga pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon, të gjitha automjetet e përfshira kanë pësuar dëmtime të shumta, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e Policisë  Rrugore.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e aksidentit të 5-fishtë.