Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur sot ne autostradën Fier–Lushnje, pranë pushimit të shoferit.

Mësohet se si pasoje e përplasjes kanë mbetur dy persona të plagosur, teksa trafiku është devijuar në rrugë dytësore.

Shkak dyshohet mosrespektimi i shpejtësisë së lejuar dhe rrëshqitje nga shiu që ra këtë moment dhe mbushi rrugën nacionale me ujë.