Një aksident i 5-fishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “DurrësLajm” se aksidenti ka ndodhur konkretisht në afërsi të Brrylit, përballë UAMD.
Mësohet se ka qenë një mjet tip fuoristradë me targa italiane që teksa udhëtonte në drejtim të qytetit, në pjesën e kthesës është përplasur me mjetet përballë duke shkaktuar një zinxhir përplasjesh me mjetet e tjera.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa forcat policore ndodhen në vendin e ngjarjes.