Përplasje në seri mes disa automjeteve në autostradën Fier – Lushnje, në afërsi të Savrës. 5 mjete janë përplasur njëri pas tjetrit, por fatmirësisht vetëm me dëme materiale.

Nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar, të cilin e kanë disiplinuar patrulla e policisë së qarkullimit. Efektivët kanë larguar mjetet për të plotësuar dokumentacionet përkatëse në një vend në afërsi të kryqëzimit të Savrës dhe kështu është bërë e mundur që të lehtësohet trafiku.

Në këtë pjesë të rrugës që vjen drejt ngushtimit në kryqëzimin e Savrës drejtuesit e mjeteve në korsinë e përshpejtimit kërkojnë të hyjnë në korsinë normale dhe kështu aksidentet kanë qenë të shpeshta.