Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek mbikalimit te Patokut, në autostradë, ku si pasojë 2 persona kanë mbetur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa janë përfshirë në aksident dy autovetura.
Dy nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Më herët, në hyrje të Lezhës u shënua një tjetër aksident, ku një makinë përplasi për vdekje një këmbësor.





