Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, në qendër të qytetit. Sipas raportimeve të para, në këtë aksident janë përshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalimi.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person mësohet se ka mbetur i plagosur dhe janë dëmtuar pjesërisht të dy automjetet.

I plagosuri, ndërkohë është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje për të përcaktuar shkakun që solli këtë aksident.