Një aksident i frikshëm ka ndodhur pas mesnate në Lushnje, në autostradë, ku një automjet “Benz” është përplasur me një kamion që transportonte bimë medicinale. Përplasja ka qenë e fortë. Të dyja mjetet janë përmbysur, ndërsa pas goditjes me njëra-tjetrën kanë përfunduar në anë të rrugës ku janë përplasur edhe me hekurat rrethues të një biznesi anë autostradës.
Të dy drejtuesit e mjeteve, 34-vjeçari Dorian Lika në automjetin “Benz”, dhe shoferi i kamionit kanë marrë plagë të rënda, ndërsa makinat janë bërë shoshë.
Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit “Benz” ka qenë me shpejtësi tej normave dhe nuk e ka shikuar kamionin duke e goditur nga pas.
Si pasojë e kësaj përplasjeje, drejtuesi i “Benz”-it ka marrë plagë më të rënda. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë 34-vjeçarin nga makina. Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërsa drejtuesi i kamionit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.





