Një aksident i rëndë është shënuar pak momente më parë në fshatin Nartë të Vlorës.
Një mjet tip “Benz” është përplasur me shtyllën. Mësohet se në brendësi të tij kanë qenë 5 veta së bashku me shoferin, mes tyre dy fëmijë 13 vjeç.
Nga aksidenti kanë mbetur 6 persona të lënduar, mes tyre 4 ne gjendje te rëndë. Të lënduarit janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit të aksidentuar ishte në gjendje të dehur.





